E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia me apel për vetëdijësim ndaj bullizmit kibernetik (VIDEO)

Policia me apel për vetëdijësim ndaj bullizmit kibernetik (VIDEO)

Policia e Kosovës ka bërë apel për vetëdijësim ndaj bullizmit kibernetik.

Në një postim bërë në llogarinë e saj në Facebook, policia njëherësh bën thirrje për kujdes gjatë përdorimit të internetit.

“ Kujdes në internet! Kliko mençur, mbroje të ardhmen! Mos u bë pjesë e bullizmit online! Fjalët dhe veprimet në internet kanë ndikim të vërtetë.Mos shpërndani dhe mos përkrahni përmbajtje që lëndojnë të tjerët”.

“Ruani privatësinë tuaj dhe mos ndani të dhëna personale me persona të panjohur. Raportoni çdo formë të bullizmit tek autoritetet ose shkolla juaj”.

“Në rast nevoje, kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192.Respekto, mbro dhe qëndro i sigurt në internet!  “, theksohet mes tjerash në thirrjen e policisë, transmeton Klankosova.tv.

The post Policia me apel për vetëdijësim ndaj bullizmit kibernetik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498