E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia me apel për prindërit: Të parandalohet përdorimi i parregullt i mjeteve...

Policia me apel për prindërit: Të parandalohet përdorimi i parregullt i mjeteve piroteknike nga fëmijët

Policia ka apeluar qytetarët, në veçanti tek prindërit e kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike nga fëmijët.

Ky apel është bërë me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”.

“Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në apelin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT