Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë natyrore, raporton Gazeta Sinjali.
Mbrëmë, rreth orës 19:00, në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V., i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin përkatës.
Siç njofton Policia, në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejshëm ligjor nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!