Policia me aksion në Kaçanik e Ferizaj, sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht

Policia me aksion në Kaçanik e Ferizaj, sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa aksione në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri” në Kaçanik dhe në fshatin Burrnik të Ferizajt.

Gjatë tri rasteve të ndara, siç thuhet në njoftimin e Policisë,  janë konfiskuar tre automjete pa targa, dy motor-sharra, zinxhirë, pajisje pune dhe sasi drunjsh të ngarkuar. Disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ka ndërmarrë masat ligjore, ndërsa vazhdon kërkimi për identifikimin e personave që u larguan nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, duke braktisur një automjet me drunj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel për qytetarët që të raportojnë çdo rast të prerjes dhe transportit ilegal të drunjve në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke theksuar se bashkëpunimi është kyç për mbrojtjen e pyjeve dhe ambientit.

The post Policia me aksion në Kaçanik e Ferizaj, sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht appeared first on Klan Kosova.