E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia me aksion në Gjakovë, arreston dy persona për mbajtje dhe kontroll...

Policia me aksion në Gjakovë, arreston dy persona për mbajtje dhe kontroll të paautorizuar të armëve

Policia në Gjakovë, në dy raste të ndarë përgjatë disa veprimeve operative dhe hetimore kanë sekuestruar dy armë zjarri, si dhe kanë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 20:50, Njësia për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave policore në pikën e kontrollit në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit revolver, me 7 fishekë dhe 5 gëzhoja, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, po gjatë ditës së enjte, rreth orës 11:00, Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Idriz Ajeti” në Malishevë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, është kryer kontroll në vendbanimin e një personi të dyshuar, i mitur. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë për sinjalizim me zë me një karikator dhe 5 gëzhoja të po të njëjtës armë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

Në të dy rastet, me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar rastet penale për veprën “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

The post Policia me aksion në Gjakovë, arreston dy persona për mbajtje dhe kontroll të paautorizuar të armëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT