Zyrtarë policorë vizituan sot ShFMU “Mushnikova” në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku zhvilluan një ligjëratë për nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt mbi temën “Si të lëvizim të sigurtë në rrugë”.
Drejtori i shkollës, Sedat Bajrami, bëri të ditur se gjatë vizitës, zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla praktike për shmangien e rreziqeve në trafik dhe për mënyrat se si të jenë më të vëmendshëm në lëvizjet e tyre të përditshme.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Policisë së Kosovës për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve mbi sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.