E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia konfiskon pushkë, pistoletë e kallashnikov në Vushtrri – arrestohet një person

Policia konfiskon pushkë, pistoletë e kallashnikov në Vushtrri – arrestohet një person

Si rezultat i hetimeve të një rasti të mëhershëm, hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Jugu kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, raporton Gazeta Sinjali.

Njësoj siç shihej në dy videoincizime të siguruara, i dyshuari, B.L., 39 vjeçar, nga Vushtrria, ishte filmuar duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.

Pas konsultimit me prokurorin, hetuesit e policisë janë drejtuar në vendbanimin e tij në një fshat të Vushtrrisë, ku ai ka dorëzuar armët dhe municionin që do të konfiskoheshin si prova materiale.

Në momentin e arrestimit, janë gjetur dhe konfiskuar: Një (1) pushkë ajrore, një pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët, një mbajtëse/kuti e pistoletës, një armë AK 47 me një karikator dhe njëzet copë fishekë 7.62 x 39 mm,

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë për intervistim dhe për veprimet e tjera procedurale. Ndaj tij është inicuar një rast për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me urdhër të prokurorit, ndaj B.L. është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e mëtejshëm të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT