Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në një stallë në Suharekë, i dyshuari në arrati

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në një stallë në Suharekë, i dyshuari në arrati

Mbi 500 kilogramë bimë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur dhe sekuestruar të martën në një fshat të Suharekës.

Policia ka njoftuar se vlera e kësaj sasie arrin rreth 750 mijë euro. I dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie. Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin.

Sipas policisë, bimët narkotike janë gjetur në një stallë, gjatë procesit të tharjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/