Gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacioneve në Kaçanik dhe Ferizaj kanë realizuar aksione në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe në fshatin Burrnik të Ferizajt.
Policia ka ndërmarrë tri raste të ndara – dy në Kaçanik dhe një në Ferizaj – gjatë të cilave janë konfiskuar:
- Tre automjete pa targa,
- Dy motor-sharra,
- Zinxhirë dhe pajisje të tjera pune,
- Sasi drunjsh të ngarkuar në automjete.
Disa persona të dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa masat ligjore janë ndërmarrë në koordinim me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Policia ka njoftuar se vijon kërkimin për identifikimin e personave të tjerë që u larguan nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, duke braktisur automjetin e ngarkuar me drunj.
Ky aksion bëhet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve dhe ruajtjen e mjedisit. /Telegrafi/