Policia e Kosovës ka dalë me një formë të re të patrullimeve në rrugët e Prishtinës – këtë herë me motoçikleta.
Vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, njësiti rajonal i trafikut rrugor ka shqiptuar mbi 45 gjoba për kundërvajtje në komunikacion dhe ka konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, njofton Klankosova.tv.
Në mesin e shkeljeve më të shpeshta janë përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe në forcimin e prezencës në terren, veçanërisht gjatë sezonit veror kur intensiteti i qarkullimit është më i lartë”.
The post Policia konfiskon 13 skuterë për tri ditë në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.