E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy...

Policia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy të mitur

Gjatë ditës së sotme, u publikuan disa pamje ku shihej një i ri duke e dëmtuar/shqyer flamurin kombëtar.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, tha për Klankosova.tv se të përfshirë janë dy të mitur dhe se rasti është regjistruar në Studençan të Suharekës.

Sipas tij, të miturit janë intervistuar në prani të prindërve duke e pranuar veprimin, mirëpo kanë thënë se nuk kanë pasur qëllim nënçmimin dhe se janë penduar.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuarnga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë tha se prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes.

Rasti është mbyllur me raport njoftues. /Klankosova.tv

Raportohet se disa të rinj nga Suhareka kanë përdhosur flamurin kombëtar

The post Policia konfirmon rastin e përdhosjes së flamurit kombëtar në Suharekë nga dy të mitur appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT