Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për veperën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që kanë informacion të mundshëm për identitetin apo vendndodhjen e tij, të lajmërohen sa më parë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prishtinë, më 17 mars 2026
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto.
Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


