Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Klinë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Klinë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, lidhur me rastin e një personi të zhdukur, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i zhdukur është: Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 07 shkurt 1954, nga fshati Ujmir, Komuna e Klinës.


Policia ka publikuar edhe fotografinë e të zhdukurit dhe kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për informim: numri emergjent: 192, linja pa pagesë: 0800 19999, drejtoria rajonale Pejë: 039 432 327 dhe E-mail: [email protected] /Telegrafi/