Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin e personit të zhdukur Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 7 shkurt 1954 në fshatin Ujmir të Klinës.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebok, publikimi i fotografisë dhe të dhënave është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, në bazë të ligjit për publikimin e informatave për persona të zhdukur.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e Millakut, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192, përmes adresave elektronike zyrtare apo duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor./Klankosova.tv
The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismet Millakut nga Klina appeared first on Klan Kosova.