Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për drogë

Fotoja e të dyshuarit nga Policia e Kosovës

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar Fazli (Shaip) Nrecajn, të lindur më 8 prill 1979 dhe banues në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Sipas Policisë, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve, raporton Klankosova.tv.

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizimin për publikimin e fotografisë së tij në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të ndihmohet në arrestimin e të dyshuarit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për vendndodhjen e Fazli Nrecajt në numrin 192, në rrjetet sociale të Policisë së Kosovës apo në ndonjë stacion më të afërt policor.

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për drogë appeared first on Klan Kosova.