Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë, me qëllim të identifikimit të një personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, raporton Klankosova.tv
Sipas njoftimit, njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria, kërkon në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në zbulimin e të dyshuarit që po kërkohet për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Klankosova.tv
The post Policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin që po kërkohet për vjedhje në kryeqytet (FOTO) appeared first on Klan Kosova.