Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, me autorizim të prokurorisë kompetente, policia po kërkon çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e personit të paraqitur në video, i cili dyshohet për përfshirje në rastin në fjalë.


Qytetarët që kanë informata të dobishme mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

E-mail: [email protected]

Aplikacionit mobil: Lajmëro Policinë

Telefonit: 192

Policia siguron se çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në identifikimin e të dyshuarit. /Telegrafi/