Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.
Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët dhe mediat në lokalizimin dhe arrestimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Sokoli dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.
Është publikuar fotografia e të dyshuarit, dhe qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, në emailin [email protected] ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.
The post Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e “hakerit” Driton Sokoli nga Vushtrria appeared first on Klan Kosova.