Gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, Policia ka ndaluar një automjet ku është gjetur një sasi mishi të freskët pa dokumente përcjellëse.
Siç bën të ditur policia, mishi ishte duke transportuar në kushte të papërshtatshme për konsum.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.


