Dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kanë konsumuar substanca narkotike në fshatin Glloboçic të Kaçanikut.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:10, kur njësia policore gjatë patrullimit në rrugën magjistrale pranë pikës kufitare ka vërejtur dy meshkuj duke konsumuar një substancë që dyshohej të ishte marihuanë, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar të dyshuarit në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit është konfiskuar një sasi e substancës narkotike me peshë rreth 3.94 gramë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


