Një incident ka ndodhur sot në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.
Në fushën e lojës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, hyjnë tifozët vendas të cilët tentuan t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova.
Rreth këtij rasti, detaje për Klankosova.tv ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka asnjë të lënduar.
“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi.
Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO)
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>