Mbrëmë, nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, i është shqiptuar masa e arrestit policor të dyshuarit për rastin “Vrasja në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në rrugën “Ferid Curri” në Dragodan të Prishtinës, ku për pasojë viktima B.H, 36 vjeç, ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, i njëjti është transferuar menjëherë në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, është identifikuar për t’u ndaluar më pas i dyshuari E. H, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Policia.
Gjatë procedurës hetimore, nga i njëjti është sekuestruar një armë zjarri e llojit “Sig-Sauer”, me një karikator dhe tre fishekë, armë kjo e cila dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.
The post Policia jep detaje për vrasjen në tentativë që ndodhi mbrëmë në Dragodan appeared first on Klan Kosova.