E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-54-vjecarit-ne-mitrovice/Policia jep detaje për vdekjen e 54 vjeçarit në Mitrovicë - Klan...

https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-54-vjecarit-ne-mitrovice/Policia jep detaje për vdekjen e 54 vjeçarit në Mitrovicë – Klan Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një burrë rreth moshës 54 vjeçare është gjetur i vdekur.

Policia e ka konfirmuar rastin për të cilin ka dhënë edhe detaje.

Sipas organeve të rendit, personi në fjalë person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.

“Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin më herët gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv./ Klankosova.tv.

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

The post Policia jep detaje për vdekjen e 54 vjeçarit në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT