E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-sulmin-brutal-ndaj-romit-ne-prizren-te-dyshuarit-ishin-me-helmeta-ne-koke/Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit...

https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-sulmin-brutal-ndaj-romit-ne-prizren-te-dyshuarit-ishin-me-helmeta-ne-koke/Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë – Klan Kosova

Një person M.M, 30 vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor, afër parkut në Prizren.

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë policia, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti.

“Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij. Policia e Kosovës  mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparence”, transmeton Klankosova.tv.

The post Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT