Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një...

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Klankosova.tv se viktima është i moshës 39-vjeçare.

“Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 39-vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”, ka thënë ai.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Klankosova.tv, kishte raportuar paraditen e së martës për këtë rast. /Klankosova.tv

Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person – këto janë detajet

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT