Policia e Kosovës ka realizuar disa bastisje në Zveçan, ku ka zbuluar një arsenal armësh, municioni dhe pajisjesh shpërthyese, raporton Gazeta Sinjali.
Sot, Policia ka bërë të ditura detaje të reja për gjetjet dhe sekuestrimet e kryera gjatë bastisjeve.
Në rastin III, në një shtëpi banimi në lagjen Korile, komuna e Zveçanit, policia ka gjetur një sasi municioni, pasi pronari kishte deklaruar se dy armët e mbajtura me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi.
Për shkak të dyshimeve të bazuara për armë të tjera dhe për të parandaluar humbjen e provave, policia ka realizuar bastisje edhe në objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar:
Dy karikatorë për armë të gjata, 49 detonatorë elektrik, një thik, një këllëf për armë të gjatë, një fishek me mbishkrim PPU 8×75 IS, një fitil ngadalë ndezës bashkë me një detonator mekanik, 6 detonatorë elektrikë (4 të rinj), dy paketime sfera për mbushje fishekësh gjuetie, makineri për mbushje municioni, pjesë shtesë për armë të gjatë për tromblon, tel për iniciues të detonatorëve, një armë e gjatë e çmontuar me nr. serik K-414675 me dy karikatorë dhe gjithsej 60 fishekë kalibrit 7.62×39, 35 kuti të mbyllura me municion (525 fishekë 7.62×39), 59 fishekë me mbishkrim “E”, 65 fishekë me mbishkrim “IK 89”, 50 fishekë për pistoletë PPU 9mm LUGER, dy karikatorë për armë të gjata pa municion, pajisje distancë-matës, një bajonetë.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar personi S.G., 73-vjeçar, i cili pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48-orësh. Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në një tjetër kontroll, rasti VI, në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” në Zveçan, policia ka sekuestruar: Një pushkë gjueti, 12 fishekë të pushkës së gjuetisë, 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 2 sfera të fishekëve të gjuetisë, një rrip për mbajtjen e fishekëve,
Në këtë rast nuk ka pasur arrestime, por policia ka bërë të ditur se është në interesin e saj të intervistohet një person si i dyshuar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!