Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i lënduar (VIDEO)

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i lënduar (VIDEO)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Duhël.

Raportimin e Klankosova.tv për këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, njofton Klankosova.tv.

“Njësia policore e autostradës njofton se në segmentin Suharekë-Duhël ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kamioni”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se si pasojë e aksidentit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. /Klankosova.tv

The post Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i lënduar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.