Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vranidoll, ku humbi jetën...

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vranidoll, ku humbi jetën i riu

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.

Në lidhje me këtë rast Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin e cila e konfirmoi rastin.

Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia.

Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT