Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia jep detaje për aksidentin fatal në Vranidoll, ku humbi jetën një...

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Vranidoll, ku humbi jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin e cila e konfirmoi rastin.

Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia.

Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT