E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Klinë

Policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Klinë

Një aksident me fatalitet është regjistruar në Volljagë të Klinës.

Sipas policisë, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.

Në vendin e aksidentit është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e  një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT