E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia interviston ushtarin e FSK-së për rastin e “trafikimit” të Diegos (VIDEO)

Policia interviston ushtarin e FSK-së për rastin e “trafikimit” të Diegos (VIDEO)

Arian Zeneli, ushtar i FSK-së, është intervistuar nga Policia e Kosovës të martën e 22 korrikut.

Intervistimi i tij erdhi pas denoncimit që e bëri ndaj tij Gjon Gashi, i cili pretendon se është mashtruar nga Zeneli.

41-vjeçari po e akuzon ushtarin se ia ka marrë 5 mijë euro për ndërmjetësim në spitalin francez dhe nuk e ka kryer fare këtë punë, raporton Kiks Kosova.

Versionin e tij për këtë rast, përveç para Kiksit, Zeneli e dha edhe para hetuesve policorë në stacionin e Policisë në Lipjan.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ia konfirmuan emisionit se janë duke mbledhur informacione lidhur me këtë rast.

Lidhur me këtë rast, Kiksi ka dërguar pyetje edhe në Prokurori, madje edhe në adresë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por deri në transmetimin e këtij emisioni, asnjëra nga institucionet nuk kanë kthyer përgjigje. /Klankosova.tv

The post Policia interviston ushtarin e FSK-së për rastin e “trafikimit” të Diegos (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT