E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia identifikon të dyshuarin për zjarrin në Pakashticë, lirohet pasi mohon përfshirjen

Policia identifikon të dyshuarin për zjarrin në Pakashticë, lirohet pasi mohon përfshirjen

Policia ka identifikuar një të dyshuar mashkull, i cili dyshohet se ka ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë së tij. Zjarri, fillimisht i kontrolluar, ka shpërthyer më pas dhe ka arritur të përhapet në brendësi të pyllit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ai ka mohuar çdo përfshirje në ndezjen e zjarrit. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Pakashticë e Epërme, Podujevë / 25.07.2025 – 15:00. Gjatë hetimeve të zhvilluara më 26.07.2025, është identifikuar i dyshuari m/k i cili dyshohet se kishte ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë se tij, ku zjarri me pas i kishte dalë nga kontrolli dhe ishte përhapur në brendësi të pyllit. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, i njëjti ka mohuar se kishte ndezur zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Klankosova.tv

The post Policia identifikon të dyshuarin për zjarrin në Pakashticë, lirohet pasi mohon përfshirjen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT