E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia identifikon 16-vjeçarin që bënte kërcënime në TikTok

Policia identifikon 16-vjeçarin që bënte kërcënime në TikTok

Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video, duke bërë kërcënime në rrjetin social, TikTok.

Sipas policisë, ky i mitur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Ai akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./abcnews.al

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498