Policia godet rrjetin e armëve, pesë të arrestuar në Shtime, Lipjan dhe Drenas

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Shtime, Lipjan dhe Drenas, pas një operacioni kundër trafikimit dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Gjatë kontrollit në pesë lokacione, janë sekuestruar armë të ndryshme, municion dhe telefona derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton klankosova.tv.

”Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë.
Operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së, ku me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi materiale si:
• 1 AK-47,
• 1 pushkë e gjatë me dylbi,
• 1 pushkë e gjuetisë,
• 1 revole,
• 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• 8 fishekë me gaz,
• 2 pushkë ajrore,
• 5 telefona.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë (5) të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

The post Policia godet rrjetin e armëve, pesë të arrestuar në Shtime, Lipjan dhe Drenas appeared first on Klan Kosova.