Policia gjuajti me armë pasi i dyshuari nuk përfilli urdhrat dhe tentoi t’i godasë me veturë – detaje nga rasti në Prishtinë

Policia gjuajti me armë pasi i dyshuari nuk përfilli urdhrat dhe tentoi t’i godasë me veturë – detaje nga rasti në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit në Prishtinë, ku njëri nga policët ka shtënë me armë zjarri pasi i dyshuari ka tentuar t’i godasë me veturë dhe i njëjti pasi ka shkaktuar edhe aksident trafiku ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë 10.10.2025 – 11:30.


“I dyshuari mashkull kosovar, gjatë një pike kontrollit nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka tentuar t’i godas me veturë ata, më pas ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka arritur që të arratiset”, thuhet në raport.

Njëri nga zyrtarët policor ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/