Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vajza e mitur në Ferizaj, ndaj të njëjtës kishte urdhër të gjykatës.
E njëjta është dërguar për intervistim dhe dërguar në qendrën korrektuese në Lipjan.
“Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 21.09.2025 – 14:00. Lidhur me rastin, është arrit të gjendet viktima femër kosovare e mitur. Pasi që e njëjta kishte urdhër të gjykatës, pas intervistimit është dërguar në vuajte të dënimit në qendrën korrektues për të mitur në Lipjan”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/