Policia e Pejës shqiptoi 1,472 tiketa gjatë javës së fundit

Policia e Pejës shqiptoi 1,472 tiketa gjatë javës së fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, në bashkëpunim me Stacionet Policore dhe Njësitin e Trafikut Rrugor, ka shqiptuar një total prej 1,472 tiketash gjatë javës nga 3 deri më 9 tetor 2025, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj kundërvajtësve në trafik:


  • 7 motoçikleta janë sekuestruar,
  • 37 leje shoferësh janë pezulluar.

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë thekson se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me intensitet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Policia ka paralajmëruar se do të zbatojë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion. /Telegrafi/