Policia e Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Aktiviteti do të mbahet në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K., në fshatin Prelez, përgjatë magjistrales Prishtinë–Ferizaj.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe ambasadave të shteteve partnere, si dhe zyrtarë të lartë institucionalë.
Ceremonia organizohet në kuadër të Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), i mbështetur nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe nga projekti rajonal IPA që ka për qëllim luftimin e posedimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të vogla në Ballkanin Perëndimor.
Aktiviteti do të nisë nga ora 09:30.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!