Policia e Kosovës shqipton mbi 5 mijë gjoba brenda javës në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës shqipton mbi 5 mijë gjoba brenda javës në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 5,339 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Prej tyre, 591 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radaret mobile, sipas raportit të institucionit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 13 armë zjarri dhe janë realizuar 159 urdhëresa të gjykatës, nga të cilat 52 për vepra penale.


“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar, pasi kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia rikujton qytetarët për respektimin e ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. /Telegrafi/