Një shtetas i huaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësiti FAST.
Sipas njoftimit, ai kishte qenë i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
I njëjti, me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
“Sot me datë 13.01.2026 rreth orës 11:45, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.


