E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia e Kosovës me aksion ndërkombëtar, kontrollon 114 Lokale, mbyll 30 për...

Policia e Kosovës me aksion ndërkombëtar, kontrollon 114 Lokale, mbyll 30 për shkelje

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj. si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta, transmeton klankosova.tv.

Nga ky aksion janë kontrolluar 114 lokale, duke mbyllur 30 sosh për shkelje

The post Policia e Kosovës me aksion ndërkombëtar, kontrollon 114 Lokale, mbyll 30 për shkelje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT