Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për publikun duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është: Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:
Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!