Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur në Malishevë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes Stacionit Policor në Malishevë, njofton opinionin publik për zhdukjen e Halim Ramadan Sopajt, i lindur më 11.11.1965, banues në Janqishtë – Malishevë.

Sipas familjarëve, Sopaj ka dalë nga shtëpia më 5 tetor rreth orës 00:40 dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me rrobe sportive të zeza, bluzë të zezë dhe atlete të kaltra, përcjell Telegrafi.


Që nga raportimi i zhdukjes, Policia e Kosovës, e mbështetur nga njësitë e specializuara të PK-së dhe FSK-së, si dhe Drejtoria e Emergjencave e Kuvendit Komunal në Malishevë dhe Zjarrfikësit, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore, por deri më tani personi nuk është lokalizuar.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për gjetjen e tij. Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Halim Ramadan Sopajt mund të raportohet në numrin pa pagesë 192 ose në stacionin policor më të afërt. /Telegrafi/