Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se e dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/