Policia e Kosovës ia ndalon hyrjen në kufi këngëtares serbe Angjela Ignjatoviq

Policia e Kosovës ia ndalon hyrjen në kufi këngëtares serbe Angjela Ignjatoviq

Sonte, Lista Serbe organizoi një tubim në Mitrovicën e Veriut, i cili kishte tërhequr vëmendjen e publikut lokal.

Në këtë ngjarje ishte planifikuar që të performonte këngëtarja Angjela Ignjatoviq, por asaj iu pamundësua të hyjë në Kosovë, pasi u ndalua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare. Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Ignjatoviq nuk ka mundur të vazhdojë udhëtimin drejt Mitrovicës.


Këngëtarja thuhet se kishte planifikuar të këndonte këngën nacionaliste serbe “Gnezdo orlovo” (në shqip: “Foleja e Shqiponjës”), por organizatorët u detyruan ta zëvendësojnë me një grup tjetër muzikor.

Megjithatë, interesimi i të rinjve serbë për të ndjekur performancën e Ignjatoviq ishte i madh. Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve gjatë tubimit, në vendngjarje u panë forca të shumta policore.

Në fillim të ngjarjes u vunë re edhe prezenca e trupave të KFOR-it dhe Eulexit, duke siguruar mbikëqyrje dhe mbrojtje të situatës. /Telegrafi/