Policia e Kosovës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 1,362 € për Down Syndrome Kosova, për të mbështetur shërbimet terapeutike dhe sociale që ofrohen pa pagesë në pesë qendrat e shoqatës.
Përfaqësuesit e policisë, Luljeta Mehmeti Majore dhe Blerim Sadriu Kapiten, vizituan qendrën e shoqatës dhe falënderuan për bashkëpunimin, ndërsa donacioni është mbledhur me iniciativë të zyrtarëve policor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


