Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik gjatë ditëve me shi

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik gjatë ditëve me shi

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët për kujdes në ditët me shi.

Për të qenë të sigurtë në komunikacion, policia kërkon nga ngasësit t’i mbajnë dritat ndezur, të zvogëlojnë shpejtësinë, të shmangin shpërqendrimet dhe të krijohet distancë pasuese mes mjeteve.

Duke respektuar këto rregulla, parandalohen aksidentet, transmeton Klankosova.tv.

“Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja”, thotë tutje policia përmes një postimi në Facebook.

The post Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik gjatë ditëve me shi appeared first on Klan Kosova.