Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Klankosova.tv se janë shkarkuar komandantët e Policisë në Suharekë, Klinë dhe Pejë.
Për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës theksuan se edhe komandanti i Policisë në Lipjan kërkoi lirimin nga detyra, në vend të tij u emërua Brahim Shatrolli, raportim për të cilin dje Klankosova.tv raportoi ekskluzivisht.
“Ndërsa Kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë. Kurse Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë . Si dhe Kapiten Afrim Sylaj, nga Stacioni Policor Suharekë është caktuar në Qendrën Rajonale Operative – DRP Prizren”, thuhet në njoftim.
Tutje u shtua: “Bazuar në strukturën organizative, nevojat policore dhe kërkesën për lirim nga detyra, menaxhmenti i PK-së ka caktuar në pozita: Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit Policor Lipjan dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli”. /Klankosova.tv
The post Policia e konfirmon për Klankosova.tv emërimin e komandantëve të rinj në Suharekë, Klinë dhe Pejë appeared first on Klan Kosova.