Policia e Gjilanit shqipton mbi 1400 gjoba në vetëm një javë – apel për kujdes në trafik

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka ndërmarrë një sërë veprimesh për rritjen e sigurisë në trafik gjatë periudhës 26 shtator – 2 tetor 2025.

Gjatë kësaj jave njofton Policia se janë shqiptuar gjithsej 1,430 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si pjesë e zbatimit të planeve operative për parandalimin e aksidenteve.

Po ashtu, janë hetuar: 16 aksidente trafiku me dëme materiale, 12 aksidente me të lënduar, ndërkohë, janë shqiptuar 26 masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike për drejtues të ndryshëm.

Policia rajonale apelon tek ngasësit që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushte të lagështa dhe me rrugë të rrëshqitshme. Apeli përfshin: Përshtatjen e shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe rrugore; Mbajtjen e distancës së sigurt mes automjeteve; Përdorimin e dritave gjatë ditës dhe natës; Shmangien e përdorimit të telefonit dhe veprimeve që shpërqendrojnë vëmendjen gjatë ngasjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/