E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të...

Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor,  Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” • E-mail: [email protected]

 

The post Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT